Ministrja e shendetesise Albana Koçiu ka nisur diten me lajmin e nje operacioni te vecante ne spitalin e Shkodres, me tekniken qe shmang bypass-in e zemres.

Statusi i ministres Albana Koçiu:

Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës 🏥 teknika që shmang bypass-in e zemrës.

Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma 👨‍⚕️👨‍⚕️kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.

Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”.

✅ Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend.

#Shëndetësia2030🇦🇱

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu