Ish kandidati per deputet i PD Ted Kopliku ka ngritur shqetesimin se Bashkia Shkodër ka hapur diskutimin për rritjen e gjobës minimale të Policisë Bashkiake nga 1,000-2,000 lekë në 5,000-20,000 lekë, si dhe për rritjen e çmimit për automjetet e bllokuara. Ky ndryshim sipas tij vjen ndërkohë që qytetarët ankohen për trafik të rënduar dhe mungesë të zgjidhjeve për parkimin dhe transportin publik.

Statusi i plotë i Ted Koplikut:
Më pozitive, prishet.

Pas rritjeve së taksave dhe gjobave ndaj qytetarëve këto 3 vite, pas dorëzimit të Shkodrës tek Administrata Shëtitëse, pas pengesës së fondeve dhe projekteve për 12 vite, mbylljes së Shkodrës me çelës të përdredhur, lejimit të Kullës 35 katëshe (ndërkohë që mbesin të bllokuara lejet për investimet me interes publik si Maternitetit të Shkodrës), Bashkia Shkodër vjen me një tjetër dhuratë për qytetarët e saj.

Fillon diskutimi për rritjen e gjobës minimale nga Policia Bashkiake nga 1000-2000 në 5000-20000, që do paguhet nga qytetarët e Shkodrës si dhe rritja e çmimit për automjetet e bllokuara.

Kjo nuk vjen si rrjedhë logjike e ndonjë investimi në transportin publik (jo funksional dhe i limituar) apo zgjidhjes së problemit të qarkullimit. Përkundrazi trafiku rëndohet dita e ditës në Shkodër. Kjo nuk vjen as pas ndonjë zgjidhje për parkimin për të cilin Shkodra po kthehet gati si Tirana, ku pjesa më e madhe e vendeve janë të zëna nga bizneset, me tabela të vjetra që as nuk paguhen.

Ky propozim ndryshimi vjen për të rënduar qytetarët dhe për të rritur mundësinë e abuzimeve. Më shumë lek për xhepat e drejtuesit me dy klasë shkollë. Si gjithmonë nga marrja e bashkisë: më shumë beton, më pak shërbime, më shumë show dronësh, me pak barazi e meritokraci.

Kjo nuk ka asgjë nga Shkodra pozitive, që mundohen të na e shesin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu