Ballina Kulture Teatri “Migjeni” sukses absolut në festivalin e teatrit shqiptar “MOISIU”, vlerësohet me...

Teatri “Migjeni” sukses absolut në festivalin e teatrit shqiptar “MOISIU”, vlerësohet me 3 çmime

Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” u mbyll 

 me premierën përshëndetëse “Shtëpia e Zotit”, bashkëpunim i Teatrit Kombëtar Shqiptar, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Teatri “Migjeni” i Shkodres ka shënuar një sukses absolut në këtë edicion pasi u vlerësua nga juria profesioniste e përbërë nga: Yllka Mujo, Diana Toska, Shengyl Ismaili, Dritero Ame dhe Armond Morina me plot 3 çmime. Shfaqja “Vizita”, u shpall në Festivalin Teatror “Moisiu” si: 

“Shfaqja më e mirë”

“Muzika më e mirë”

“Skenografia më e mirë”

Festivali është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm në Prishtinë, ndërsa mbështetet nga Ministritë e Kulturës të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks