Ballina Kulture Teatri “Migjeni” mbylli vitin me një musical, “Takimi i parë”

Teatri “Migjeni” mbylli vitin me një musical, “Takimi i parë”

Ngjarja zhvillohet e gjitha në një restorant pa emër në qytetin modern të Nju Jorkut. Protagonistët ndajnë mes tyre fatkeqësitë e takimeve dhe ngjarjet që zhvillohen e kthejnë darkën në moment gazmore dhe plot aksione.
Trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës zgjodhi ta mbyll vitin me një musical. “Takimi i parë” frymëzuar nga Austin Ëinsberg dhe me regji të Ina Morinaj, e solli krejt ndryshe trupën e aktorëve, duke guxuar të eksperimentojnë në një zhanër jo të lehtë ku ndërthuret aktrimi, këndimi dhe të kërcyerit.

Ina Morinaj e kishte të parin bashkëpunim në qytetin e saj të lindjes me këtë trupë, tashmë në rolin e regjisores.

Me interpretimin e aktorëve: Jozef Shiroka, Krist Lleshi, Rita Gjeka, Fritz Selmani, Savjana Vjerdha, Aleksandër Prenga dhe Nikolin Ferketa, kjo komedi muzikore mori duatrokitjet e publikut të pranishëm në sallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks