Punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë nisur ndërsa ditën e sotme, zona është rrethuar me forca të shtuara policore. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të punimeve janë edhe kryeministri Edi Rama me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
Më parë, të pranishëm ishin qytetarë që bërtisnin: “O hajdut. Shko në gjykatë, shko në burg. Do të të vijë dita.”
Me të mbërritur kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, iu përgjigj qytetarëve shkurt duke i thënë: “Mezi po e pres”.
Ndërkohë që rreth orës 10:30 do të mbërrinte edhe kryeministri Edi Rama për përurimin e punimeve, ndërsa gjatë gjithë kohës janë kryer kontrolle e verifikime nga policia të personave që kalojnë perimetrin e sigurisë.
Kreu i Qeverisë Edi Rama theksoi se komuniteti i Teatrit, duke i lënë mënjanë ata të cilët teatrin, stadiumin, sheshin Skënderbej, apo të gjitha investimet e bëra, kishin një mosbesim lidhur me dëshirën dhe vullnetin për të ndërtuar një teatët të denjë për këtë emër si Teatri Kombëtar.
“Besoj se një nga arsyet e këtij mosbesimi, ishte se komuniteti i bë i pamundësuar për ta ndryshuar iunfrastrukturëbn e teatrit. Dhe dekada të tëar kaluan me premtime, por asnjëherë nuk u bë mbarë askush për t’i hyrë punës për të bërë një teatër të ri kombëtar.
Sigurisht kemi parë shumë skena shqyerjeje të pronave dhe pasurive publike në deklada, dhe vetvetiu u krijuar ideja se teatri ishte një grackë e madhe që po bëhet për qëllim përfitimi, apo për t’u bërë një vatër e madhe kullash.
Por kjo vjen edhe për faktin se unë ia kisha shpallur luftën që nga viti 1998, por edhe nëse do ta kishim bërë nuk do të kishim këtë projekt që kemi sot.
Ky projekt shkon në të mirë të artit për Shqipërinë. ky projekt shkon përtej atyre projekteve që e kanë nxjerrë Tiranën jashtë vetes”, theksoi ndër të tjera Rama.
Ndërsa gjatë fjalës së saj, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri një koment për opozitën.
“Siç ndodh rëndomë me këto raste, ka debate të mëdha sepse e shohin si mënyrë për të hedhur baltë e për të bërë zhurmë boshe. Po të kthehemi pas, Ministria e Kulturës në 2013 ka pasur investime 1 milionë dollarë. Këtë vit ka 20. Ky është viizoni i kësaj qeverie që kulturën e sheh si kryefjalë të një zhvillimi dhe meritë e luftës të gtë gjithë atyre që ngritën zërin që ky teatër të bëhet”, tha Margariti.






