Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Për këto tre drejtori vendore të Policisë një muaj më parë drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese.

Emrat e oficerëve që kanë aplikuar, jane: Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena.

Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite eksperiencë, një nga emrat e rinj më me perspektivë në Policinë e Shtetit prej 5 muajsh drejtor i komanduar në Policinë e Kukësit, është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit.

Ndërsa oficeri Uljan Shpataraku me mbi 15 vite eksperiencë në Polici është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Korçës, që prej një viti drejtohej nga Erjon Ahmeti, i cili u shkarkua nga Proda pas rezultateve të dobëta. Ndërkohë Gentian Berberi, i cili në konkursin e një viti më parë u shpall fitues dhe u emërua drejtor i Policisë së Kukësit, prej 5 muajsh është drejtor i komanduar i Policisë Shkodër pas shkarkimit të Fatmir Lleshit.

Në garën e hapur një muaj më parë Berberi i cili është pjesë listës së fituesve pasi ka fituar një vit më parë konkursin, mund të konfirmohet si drejtor i Policisë së Shkodrës me emërim pasi është i komanduar. Sa i përket qarkut të Kukësit pritet që ta drejtojë një midis Islor Islamit, Alban Çelës dhe Dritan Lenës.

Për të treja qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër konkursi është drejt përfundimit të të gjitha fazave dhe pritet vetëm firma e Ilir Prodës për të bërë emërimet e reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu