Bashkia Shkoder ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të Madh Zef Deda.
Sot, Shkodra dhe bota e artit dhe humorit ndihen të tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Zef Dedës, një figurë e shquar e humorit shqiptar. Aktori dhe artisti i njohur la pas një rol të pazëvëndësueshëm në skenat shqiptare.
Zef Deda i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, lindi në Shkodër më 27 korrik 1950.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Homazhet do të mbahen ditën e Shtunë në Teatrin “Migjeni” nga ora 9:00 – 13.00. Më pas kortezhi mortor do të shoqërohet nga banda e qytetit në lamtumirën e fundit në varrezat e Rrmajit.
Teatri Migjeni ka ndarë gjithashtu lajmin e hidhur:
Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, “ Mjeshtri i Madh” Zef Deda. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!