Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka braktisur makinën. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 5 plumba makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi. Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.






