Ballina Kronike Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 23-vjeçari qëllohet për vdekje në...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 23-vjeçari qëllohet për vdekje në banesën e tij

Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit, ndërsa viktima është një 23-vjeçar ende i paidentifikuar. Ngjarja në lagjen “Hajro Cakërri”, ku 23-vjeçari është qëlluar në banesën e tij.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Vlorë/Informacion paraprak 

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks