Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në njësinë administrative të Postribës në Shkodër.
Newspower.al raporton se një person i identifikuar si Çel Shabaj ka mbetur i plagosur. Deri më tani ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje dhe as autori.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.