Policia ka dhënë njoftim zyrar në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Kamëz, ku u raportua për një konflikt mes disa personave. Sipas policisë, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta një 38 vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve  në konflikt dyshohet të jenë përfshirë personat që udhëtonin me dy automjete, një ML e bardhe dhe një Benz në ngjyrë të zezë.

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu