Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në lagjen Guerrile të Shkodrës.

Burime për newspower bëjnë me dije se është qëlluar në ajër. Ka qënë një efektiv policie i zonës që ka lajmëruar policinë.  Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. 

“Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit,” njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu