Disa të rinj protestuan sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa po diskutohet marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Bëhet fjalë për disa të rinj nga Lezha, të cilët janë shprehur kundër ngritjes së një kampi për refugjatët në Shëngjin, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Meloni. Ata kërkuan njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm. Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.