Ballina Aktualitet “Të punojmë për të parandaluar radikalizmin”, deklarata e ambasadorit të Hollandës nga...

“Të punojmë për të parandaluar radikalizmin”, deklarata e ambasadorit të Hollandës nga Shkodra

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri Reinout Vos deklaron nga Shkodra se duhet të punojmë për të parandaluar radikalizmin, i cili sot është prezent në Europë dhe Shqipëri dhe rrezikon të dëmtojë vendet tona. Ai e bëri këtë deklaratë raporton newspower.al nga konferenca ndërfetare “Hapat drejt Dialogut dhe Harmonisë ndërfetare në Shkodër”, i mbeshtetur nga kjo ambasade dhe zbatuar nga qendra rinore “Arka” ben me dije newspower.al.

Dubel: Reinout Vos, Ambasador i Hollandës në Shqipëri

“Mendoja që Hollanda ishte një nga vendet me harmoni fetare më të lartë, por kur erdha në Shqipëri, pashë që këtu jeni kampion. Mjafton të shohësh familjet shqiptare me martesa të besimeve të ndryshme. Kjo është një vlerë që nuk e kam parë në vende të tjera dhe ky ka qënë mesazhi im i parë për Shqipërinë. Ky është një model i pazëvëndësueshëm. Mirëpo ky model nuk mund të merret i mirëqënë, por duhet ta ushqejmë, pasi po shohim një valë të radikalizmit në Europë, përfshirë edhe vendin tim. Ai është pjesë edhe në Shqipëri, prandaj duhet të punojmë për ta parandaluar. Të punojmë për ta parandaluar radikalizmin dhe ushqimin e vlerave të përbashkëta që kurrë nuk mund t’i marrim të mirëqena”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks