Ballina Aktualitet “Të përgatitemi për me të keqen”, Peleshi: Ballkani Perëndimor i brishtë, ja...

“Të përgatitemi për me të keqen”, Peleshi: Ballkani Perëndimor i brishtë, ja dy pikat e “nxehta” në rajon

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thote se Ballkani Perendimor eshte i brishte per shkak edhe te konflikteve ne gjithe boten por vendi yne duhet te jete vigjilente edhe pse Shqiperia ka mbrojtjen e NATO. Peleshi deklaraten e beri gjate nje aktiviteti per rekrutimin e te rinjve ne Forcat e Armatosura ne qytetin e Shkodres:

“Jemi te mbrojtur ne toke det, hapesire. Mbrojtja eshte bere prioritet per shkak te konflikteve ne gjithe boten dhe per faktin se jemi ne mes te nje rajoni te brishte. Shqiperia eshte mes te Ballkanit Perendimir dhe fati mire eshte se jemi anetare te NATO sebashke me tre nga 6 vende anetare ose pjese te ketij rajoni. Gjithsesi konfliktet e rajonit tone te brishte jane te lidhura padyshim me situaten e pergjithshme ne bote. Ndaj duhet te jemi me vigjilent dhe te pergatitemi per me te keqen dhe shpresojme per me te miren. Dy jane pikat me te nxehta te rajonit, veriu i Kosoves dhe Bosnje Hercegovina per shkak te Republika Srbska. Nje efektiv u vra ne veri te Kosoves dhe po behet gjithnje e me qarte kush eshte viktima dhe kush eshte agresori. Shqiperia eshte shume e sigurte sepse eshte anetare e NATO dhe artikulli 5 i NATO thote qe nje centimeter i prekur i vendeve te NATO eshte i barazvlefshem si ne Shqiperi ashtu dhe ne SHBA apo ne vendet me te fuqishme. Eshte e paprekshme Shqiperia, eshte e paprekshme NATO eshte forca me e madhe ushtarake dhe politike ne bote por gjithsesi duhet te pergatitemi dhe te shtyme perpara procesin e integrimit te Ballkanit Perendimor ne BE. Vetem integrimi i gjithe Ballkanit Perendimor ne NATO dhe BE eshte garancia per nje stabilitet te qendrueshem afatgjate”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks