Prej muajsh jashtë funksionit dhe në ditët e veta më të këqija, shërbimi hekurudhor shqiptar ka rikthyer në funksion të pjesshëm transportin për udhëtarët.

“Zyrtarisht deri në 13 qershor treni do të jetë në funksion për të udhëtuar për të gjithë besimtarët, nga Shkodra në drejtim të Lacit dhe anasjelltas. Është një rikthim i përkohshëm, vetëm për të këtë periudhë për besimtarët e krishterë, pasi më pas ky stacion hekurudhor, ashtu si e gjithë gjatësia e linjës hekurudhore që lidh Shkodrën me Tiranën, do të pushojë së funksionuari për të nisur investimi i transformimit të hekurudhës, që pritet të kthejë në identitet dhe funksion të plotë këtë shërbim” raporton newspower.al

Udhëtimi nga Shkodra drejt Laçit zgjat 2 orë, pasi shpejtësia e lëvizjes është minimale. Ata që zgjedhin këtë udhëtim janë pasagjerët që më së shumti i kanë të kufizuara mundësitë ekonomike për të zgjedhur një shërbim tjetër transporti. Ky është udhëtimi i fundit pasi hekurudha më pas do të pushojë së funksionuari, për të nisur investimi i parashikuar për linjën e re që lidh Hanin e Hotit me Vorën.

Liqeni i cili ka një jetë në këtë shërbim, thotë se të gjithë e presin me padurim këtë investim, pasi gjendja aktuale e hekurudhës lë për të dëshiruar. Investimi i ri i që kap vlerën e 356 milion eurove është bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu