Ballina Bota “Të lutem më ndihmo!” I dha fund jetës në burg, publikohet letra...

“Të lutem më ndihmo!” I dha fund jetës në burg, publikohet letra që shqiptarja i nisi yllit televiziv në Itali: Dua të shoh tim bir

Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vetëvrasjen e 26-vjeçares shqiptare. Donatella Hodo u vetëvar disa muaj më parë në një burg të Italisë, ku po vuante dënimin.

Pak para se t’i jepte fund jetës, e reja shqiptare i kishte nisur një letër yllit televiziv, Maria de Filipp.

Por letra nuk mbërrit kurrë në duart e Maria de Filipit.

Mediet italiane raportojnë se shkak mund të ketë qenë adresa e gabuar. Sakaq, mediet vendase kanë publikuar tashmë letrën, duke zbuluar në këtë mënyrë thirrjen për ndihmë të shqiptares.

Sipas letrës Hodo i kishte kërkuar yllit televiziv ndihmë për të nisur gjithçka nga e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks