Me lule e qirinj në duar dhe lutje për shpirtrat e atyre që nuk jetojnë më, u kremtua në varrezat katolike të Rrmajit, mesha e shenjtë kushtuar ditës së purgatorit. Ajo u udhëhoq nga famullitari dom Vlash Palaj, i cili në fjalën e tij tha se për të krishterët ky vend ku kremtohet mesha, është më shumë se një varrezë, është vendi i dëshmisë së fesë. Jeta nuk mund të jetohet dosido, pasi gjëja më e çmuar që kemi është dhurata e fesë shtoi ai.

Në këtë ditë besimtarët luten për shpirtrat e atyre, që na paraprinë nën shenjën e fesë dhe që flen gjumin e fundit, me shpresën e ringjalljes, si dhe për të gjithë ata, të cilëve vetëm Zoti ua njohu fenë. Varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër në këtë fillim Nëntori kthehen në një qendër pelegrinazhi. Jeta e një besimtari nis me pagëzimin kalon nëpër vdekje dhe nuk do të ketë kurrë mbarim. Me këtë besim katolikët në të gjithë vendin kujtuan njerezit e tyre të vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu