Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot një takim organizuar nga dega e PD Berat, ku u shpreh se është koha që të lihen mënjanë hatërmbetjet dhe të bëhet një tjetër më të madh drejt fitores.
“Ne besojmë tek familja, interesi kombëtar, dinjiteti njerëzor dhe nuk u dorëzuam. Ai mori mallkimin me 5 nëntor në SHBA, ndëshkimin më të rëndë.
Ne jemi në këmbë sot si parti që bëjmë të pamundurat, të mundura dhe kjo do të thotë ne jemi në këmbë si parti që përmbysim diktaturën aktuale në Shqipëri.
Rikthehemi pak, kush jemi ne? Ne jemi njerëz të tolerancës. Ne jemi parti e tolerancës.
Kur unë, në një rast, jashtë imagjinatës sime, nisa Foltoren, shkruajta aty mbrapa për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Ajo ngjiste surreale se partia po përçahej dhe ajo ishte një fakt. Por unë i kisha absolutisht qëllime shumë të sinqerta.
Dhe kësaj iu përgjigjët në mënyrë të shkëlqyer dhe sot jemi të bashkuar. Dhe sot jemi të bashkuar dhe dolëm me moton: të bashkohemi në diversitet.
Edhe njëherë kthehemi, ADN-ja jonë është toleranca. Njeriu tolerant e pranon diversitetin, njeriun intolerant nuk e pranon diversitetin. Po të kthehemi në histori, ne përmbysëm shtatoren e satanit, fanatikët rrëmbyen armët kundër nesh.
Çfarë dua të them me këtë? Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores. Dhe unë u them ju se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës sonë.
Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e shkatërron, po e zbraz në mënyrën më të pamëshirë këtë vend.
Por kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontribeteve tona në PD nga ’90 gjer sot, e domosdoshme, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, jo, i qëllimeve të përbashkëta, i idealeve të përbashkëta, i vlerave të përbashkëta.
Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar, ftoj çdo demokrat të Beratit dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi, të lëmë mënjanë çdo lloj hatërmbetje, të kthehemi në genin tonë, në genin e tolerancës. Jemi demokratë, na bashkojnë vlerat, nuk jemi inatçorë, nuk na udhëheqin inatet.
Sepse duhet të bëjmë këtë që të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores. Dhe hapi tjetër më i madh është të bashkohemi me qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë. Të krijojmë frontin e gjerë”, tha Berisha.