Sokol Mjacaj vendosi aty për aty për të vrarë Arben Lleshin ditën kur ndodhi ngjarja, duke finalizuar një plan, i cili ishte bërë javë apo muaj më parë. I gjithë burgu fliste për një vrasje që do të ndodhte aty dhe se për “kokën” e Lleshit ishin ofruar 200 mijë euro, sipas dëshmive të të dënuarve dhe punonjësve të IEVP Peqin, por Mjacaj vendosi të qëllonte pasi u informua se do të kalonte në regjimin “41bis”.
Në dëshminë që punonjësi i burgut Ilir Balla jep për prokurorët është edhe momenti kur ai thekson se si e mori vesh Sokol Mjacaj se do të kalonte në regjimin “41bis”. Balla thotë se Mjacaj u informua nga i dënuari Ilir Çekrezi.
“Rreth orës 13:40 shtetasin Sokol Mjaca e thërrasin nga kati 2 (dyte) i sektorit që të ngjitej lartë, dhe i shoqëruar nga unë shkoi të kollona e sektorit 1 (një) në katin e 2 (dytë) dhe takoi të dënuarin Ilir Çekrezi dhe ky në të njëjtin sektor i cili i tha Sokolit që të ka dal emri për në 41BIS”.
Më pas, siç rezulton në dëshminë e Ballës, Mjacaj i ka thënë atij se do të dilte në ajrim dhe më pas ka shkuar pranë qelisë së Lleshit dhe Shaqjës. Madje, polici thekson se pasi vrau Lleshin, Mjacaj i vendosi armën në gjoks duke i thënë “mos u afro se të vras”.
“Pasi folën disa sekonda më njëri tjetrin, Sokoli më tha do zbres të mar një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit, dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambjenteve të ajrimit, dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, mënjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 (tre) krisma arme në mos gabohem, dhe për një moment u shtanga sepse nuk e kuptova cfarë ndodhi por vura rë shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë të cilin pasi tentova ta neutralizoj më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë “mos u afro se po lëvize edhe një hap do të vras, nuk kam punë me ty”, vijon dëshmia e polici.
Më herët, v+ publikoi detaje nga dosja hetimore ku ndër të tjera konstatohet se në burg flitej se për kokën e Lleshit ishin dhënë 200 mijë euro. Kjo është sipas dëshmisë së të dënuarit Indrit Shaqja.
Dëshmia e Shaqjës sipas dosjes së prokurorisë:
Polici i kollonës ka therritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kollonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë dicka, ku është kthyer dhe ka parë në koridor të sektorit Arben lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë dicka.
Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shettasi Arben lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin.
Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistolet në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli ëhstë larguar në drejtim të daljes për jashtë ajërimit, doli në koridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin.
Kur ka dalë për në ajërim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajërimit hapi derrën që të dilte në ajërim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte cpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty.
Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.
Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qënë në burgë dy herë në sportelin e derrës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysëm më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mij euro , do trë sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort nmë të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.
Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhëni të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuste fenë ky dënuar.
Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.






