Zbardhen detaje dhe porosi të lëna dje gjatë takimit që kryeministri Edi Rama u la drejtuesve të Policisë së Shtetit.
Fokus i diskutimit kanë qenë ngjarjet kriminale, situata parazgjedhore por siguria gjatë sezonit turistik. Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar gjithashtu zbardhjen e misterit të Ervis Martinajt. Ai ka kërkuar që të goditen zyrtarë dhe punonjës shtetëror që janë përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
4 kërkesat e Ramës për policinë:
- Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
- Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
- Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
- Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe






