DVP Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit:
Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Grizhe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
M. G., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Shkoder referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., banues në fshatin Gajtan i Sipërm, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në banesë, kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me grusht, në fytyrë, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–