Ballina Kronike Të dehur në timon, dy në pranga/ Në Postribë vidhen dy banesa...

Të dehur në timon, dy në pranga/ Në Postribë vidhen dy banesa të pabanuara!

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit M. B., 34 vjeç dhe K. P., 60 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. G., 58 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim mbi faktin, pasi shtetasja R. K. kallëzoi se i kishin dëmtuar automjetin që kishte parkuar në afërsi të pallatit ku banon. Paraprakisht dyshohet se automjeti është dëmtuar si pasojë e pakujdesisë së disa të miturve, gjatë lojës.

Më datë 08.03.2026, shtetasit N. K. dhe H. F., kanë kallëzuar se në banesat e tyre aktualisht të pabanuara, në fshatin Domen, iu janë vjedhur orendi dhe vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rasteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks