Nga Eliona Shkreli/ Të bësh fushatë në Shkodër me ndërtimin e 3 moleve është ‘marrija’ ma e madhe që mund të ekzistojë për disa faktorë:

1.Shkodra e ka synin e madh…Po pse more me 3 rrypina me dërrasa mendon z.Beci të fitojë shkodranët? (S’ka faj në fakt se nuk I njeh)

2.Të ndërtosh 3 molo duke pasë një liqen të ndotur e me barishte që dalin mbi ujë ku s’mund të notojnë njerëzit jo më të lundrojnë varkat, më duket mashtrim jo investim (hajt të bëjmë diçka, të dukemi). Ndërtimi fillon në themel, jo nga kryet sepse përndryshe është një hiç!

  1. Të mendosh se me 3 mole, fshin çdo mungesë vëmendje të kësaj qeverie ndaj Shkodrës, investimet e së cilës numërohen as me gishtat e dorës, nuk mund të fitohet Shkodra!

Aq më tepër që edhe ky investim nuk realizohet me fonde qeveritare por të Bashkimit Europian! Ky është mashtrim elektoral të cilin Shkodra nuk e ‘han’!

A ‘rrehet’ Shkodra me 3 molo? Shkodra don vitalizim, konkretizim, investim, punësim e mbi të gjitha me e DASHTË!

Egoja për Shkodrën duhet të jetë frytdhënëse jo frytmarrëse, Shkodra nuk shitet as nuk blihet sepse Shkodra është aq krenare sa nuk lejon të mashtrohet e të nënshtrohet ndaj tekave të një personi!

Marrja e Zotit me u lëshu I madh e I vogël nga ministrja e deri tek kandidati me promovu ça?…3 mole?…

P.S…shumë dobët me P.R, nuk e njihni Shkodrën fare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu