Pas bilancit të aksidenteve rrugore ku për rreth 24 orë humbën jetën pesë persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë specialistët i sugjerojnë policisë të përgatisë një paketë ndryshimesh ligjore që I përshtaten situatës dhe t’ja dërgojnë Kuvendit. Masat në Kodin Rrugor sipas Islam Qibinit duhet të ashpërsohen të paktën në dy drejtime.
“Nëse një drejtues mjeti është problematik dhe qarkullon mbi normat e lejuara ose shpërfill rregullat e qarkullimit rrugor ai nuk duhet të marrë patentën me gjobë, sepse paguan gjobën dhe nuk pezullohet leja e drejtimit. Kjo masë duhet të hiqet me qëllim që të forcohen dispozitat për drejtues mjetesh të veçantë, për një kategori të caktuar. Aktualisht një parkim i gabuar është nga 10 mijë në 30 mijë lekë të vjetra po kështu edhe një parakalim I gabuar ose futja nga një rrugë kryesore në një rrugë jo kryesore, dënohen me të njejtën masa kur kundravajtja është e tillë për burim aksidenti”.
Specialistët mendojnë se shumë drejtues mjetesh dalin në rrugë pa njohur profilin e saj dhe pa ditur rregullat bazë të qarkullimit.
Nuk kanë njohur të mjaftueshme, edhe bazike sa i përket profilit të rrugës që përshkojnë gjatë lëvizjes. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë në qendër të vemendjes gjendjen e sipërfaqes së rrugës, se për shkak të kushteve atmosferike, lagështisë kemi pasur humbje të kontrollit të drejtimit të automjetit kanë dalë nga rruga, kanë goditur trafikëndarësen ose makinën si në rastin e Gjirokastrës”.
Shpejtësia tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit kanë qenë dy shkeljet kryesore që kanë çuar në aksidente shumë shoferë. Specialistët sugjerojnë forcim të kontrollit teknik të mjetit në raste tilla.
“Kontrolli teknik psh për një autoveturë që bëhet për dy vjet 2 vjet kur ai mund ti ketë të konsumuar gomat dhe për këtë shkak ulet koeficineti fërkimit mes asfaltit dhe qendrueshmërisë së automjetit dhe bëhet shkak për aksidentet dhe mjetet e shërbimit publik që bëhet një herë në vit të bëhet një herë në gjashtë muaj”.
Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor vetëm 12.8% e shoferëve që iu ishte hequr leja e drejtimit e rifituan atë pas rikthimit në autoshkollë dhe testimit në fund të saj./ abc
Tabela
BILANCI I AKSIDENTEVE
- Kashar – 1 i vdekur, 3 të plagosur
- Fier – 1 i vdekur, 1 i plagosur
- Gjirokastër- 2 të vdekur, 1 i plagosur
- Thumanë – 1 i vdekur
- Laç – 1 i plagosur