AKU SHKODËR dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilluan këtë të premte, kontrolle në tregun agro-ushqimor me shumicë në Shkodër. Në terren ishin të angazhuara dy grupe pune, të cilat kryen gjithsej 4 verifikime.
Gjatë kontrolleve u konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit fiskal dhe ushqimor. Janë vendosur 8 masa administrative, nga të cilat:
- 4 penalitete për tregtim të mallrave pa faturë tatimore;
- 4 penalitete për moslëshim të autofaturës.
Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), u bllokuan 839 kilogramë produkte pa dokumentacion tatimor, të cilat u gjetën në tregtim në kundërshtim me ligjin.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se kontrollet në tregjet me shumicë dhe pakicë do të vijojnë me intensitet, me qëllim formalizimin e aktivitetit ekonomik dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme.