Janë vendosur tarifat e reja për përdorimin e pasurive kulturore, përfshirë kalatë, muzetë kombëtare dhe parqet për mbajtjen e aktiviteteve jofitimprurëse dhe fitimprurëse.
Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët, që përcakton çmimet për aktivitete të ndryshme në kala, muze dhe objekte të tjera me vlerë historike e kulturore.
Sipas udhëzimit “Për përcaktimin e tarifave të përdorimit të pasurive kulturore në administrim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore i cili hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, janë përcaktuar tarifat për aktivitete jofitimprurëse dhe fitimprurëse. Për aktivitete jofitimprurëse që përfshijë vizita të jashtëzakonshme, mbajtje eventesh, konferencash apo shfaqje pa shitje biletash që do të zhvillohen në monumentet e kulturës si kalatë apo muzetë kryesore të vendit tarifat variojnë nga 104 mijë lekë/dita deri në 122 mijë lekë/dita.
Tarifa për mbajtjen e aktiviteteve fitimprurërse përfshirë mbajtjen e shfaqjeve, koncerteve apo ekspozitave me biletë tarifa varion nga 132,933 lekë/ditë deri në 171,633 lekë/ditë.
Tarifat për filmime, dokumentarë, video private, dhe përdorim për qëllime promocionale ose riprodhimi variojnë nga 55,600 lekë/ditë deri 67,300 lekë/ditë.
Udhëzimi përcakton edhe tarifa për dhënia me qira mujore për rijetëzimin e pasurive kulturore, si p.sh. organizimi i aktiviteteve në kala apo muze. Tarifat arrijnë deri në 390,000 lekë në muaj për përdorim me qëllim rijetëzimi të monumenteve si Kalaja e Lëkursit në Sarandë. Po ashtu, riprodhimi i materialeve muzeale për botime do të kushtojë 2,511 lekë për copë, ndërsa për riprodhim digjital 3,516 lekë.
TARIFAT PËR PËRDORIMIN E MUZEVE DHE KALAVE KOMBËTARE SI HAPËSIRA PËR EVENTE KULTURORE APO FILMIME:
Kalatë dhe parqet arkeologjike, si: Kalaja e Gjirokastrës, Porto Palermos, Kaninës, Himarës, Lezhës, Shkodrës, Lëkursit, Bashtovës, Prezës, Petrelës, Parku Arkeologjik, Apoloni dhe Bylis Parku Arkeologjik Amantia, Parku Arkeologjik Orikum dhe Parku Arkeologjik Finiq
Aktivitete jofitimprurëse: – Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 122,000 lekë/ditë ose 10,014 lekë/orë
Aktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 171,633 lekë/ditë ose 14,030 lekë/orë
Shërbime fotografike; Aktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 67,300 lekë/ditë ose 5,009 lekë/orë
Muzetë Kombëtarë, si: Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Fotografisë Marubi, Muzeu i Pavarësisë Vlorë, Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe:
Aktivitete jofitimprurëse: -Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 104,000 lekë/ditë ose 10,008 lekë/orë
Aktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë; – Shërbime fotografike: Tarifa: 132,933 lekë/ditë ose 14,017 lekë/orë
Aktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 55,600 lekë/ditë ose 5,005 lekë/orë
Muzetë lokalë, si: Muzeu Etnografik Krujë, Muzeu Etnografik Berat, Muzeu Ikonografik Berat, Muzeu Arkeologjik Korçë dhe Muzeu i Arsimit Korçë
Aktivitete jofitimprurëse: – Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/Koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa 104,000 lekë/ditë ose 10,008 lekë/ orë.
Aktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/ konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/Koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë; – Shërbime fotografike: Tarifa: 132,933 lekë/ditë ose 14,017 lekë/orë
Aktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 55,600 lekë/ditë ose 5,005 lekë/ora.
Tarifat mujore për dhënien në përdorim për qëllime rijetëzimi:
Kalaja e Gjirokastrës – 348,500 lekë/muaj
Kalaja e Porto Palermos – 235,500 lekë/muaj
Kalaja e Kaninës – 156,000 lekë/muaj
Kalaja e Himarës – 156,000 lekë/muaj
Kalaja e Lezhës – 176,000 lekë/muaj
Kalaja e Shkodrës – 340,850 lekë/muaj
Kalaja e Lëkursit – 390,000 lekë/muaj
Kalaja e Bashtovës – 175,000 lekë/muaj
Kalaja e Prezës – 216,200 lekë/muaj
Kalaja e Petrelës – 236,300 lekë/muaj
Për muzetë:
Muzeu Historik Kombëtar – 113,000 lekë/muaj
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë – 124,000 lekë/muaj
Muzeu Kombëtar Fotografisë Marubi – 124,000 lekë/muaj
Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe – 124,000 lekë/muaj
Muzeu Gjergj Kastrioti Krujë – 300,000 lekë/muaj
Muzeu Etnografik Krujë -218,400 lekë/muaj
Muzeu Etnografik Berat – 113,775 lekë/muaj
Muzeu Ikonografik Berat – 113,775 lekë/muaj
Muzeu Arkeologjik Korçë – 176,000 lekë/muaj
Muzeu i Arsimit Korçë – 113,775 lekë/muaj
Parku Arkeologjik Apoloni dhe Bylis – 156,000 lekë/muaj
Parku Arkeologjik Amantia – 103,000 lekë/muaj
Parku Arkeologjik Orikum – 103,000 lekë/muaj
Parku Arkeologjik Finiq – 103,000 lekë/mua.
Tarifat për riprodhimin e materialeve muzeale dhe kulturore:
Publikime shkencore dhe materiale promovuese (printim, kopertina, broshura, etj.): 2,511 lekë/copë
Shërbime që kërkojnë riprodhim digjital: 3,516 lekë/copë. / monitor.al