Deputetja Emilia Koliqi ka reaguar serish ne lidhje me pagesen e tarifes ne rrugen Thumane – Kashar, e cila prek drejteperdrejte xhepat e cdo qytetari te veriut. Ne rrjetin social Koliqi shkruan:
SA HERË DO TË PAGUAJMË KORRUPSIONIN, PER NJE KALIM NE RRUGET ME KONCESION❓️
🔴1️⃣ Taksa e qarkullimit mbi karburantin 27 lekë per litër.
🔴2️⃣Tarifa e caktuar në kontratën e koncesionarit, aktualisht për Thumanë Kashar 2.52 euro.
🔴3️⃣Pagesa per rakordimin e deficitit te te ardhurave.
Nëse të ardhurat nga tarifa që janë arkëtuar për vitin përkatës, janë më pak se të ardhurat bazë të përcaktuara në kontratë, Ministria i paguan Shoqërisë Koncesionare deficitin e të ardhurave
Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Pagesa per rakordimin e deficitit te te ardhurave, bëhet nga taksat e shqiptarëve, edhe nëse nuk e përdorin segmentin rrugor me koncesion.
❓️Po kur ndodh e kundërta? Pra kur tarifat janë më shumë se të ardhurat bazë?
Në këtë rast shteti nuk merr 100% të të ardhurave, por vetëm 40% të tyre.
Ku shkon pjesa tjetër?
‼️Këto janë vjedhjet që po i bëhen kryesisht qyetarëve veriorë, 3 herë pagesa për një kalim rruge.
Edi Rama po vazhdon ta persekutoje Shkodren, e Veriun e Shqipërisë.
Ai jo vetëm nuk pranon asnjëhere, që duhet t`i ktheje borxhin Shkodrës dhe Veriut. për vjedhjen pafund të taksave të paguara për 12 vjet nga qytetarët, por vazhdon korrupsionin pa fund.
Vota e 11 majit, do t’ japë fund të keqes së madhe të këtij vendi, talljes e poshtërimit të veriorëve.