Hallet e Shqiperise jane te shumta, por fatkeqesisht pak flitet per to nga ata qe do te duhej te ishin zeri i forte i shoqerise. E nese do kishte nje kryefjale te tyre, apo alarm qe bie fort, do te ishte emigracioni dhe ikja e te rinjve. Kjo plage qe eshte zgjeruar vit pas viti ka krijuar nje realitet dramatik, aq sa klasa e shkolla po boshatisen e shkojne drejt mbylljes. Por intelektualet ku futen edhe mesuesit, fatkeqesisht te marre peng nga mendimet politike dhe interesat e ngushta, nuk kane gjetur kohe te flasin per keto shqetesime. Te thirrur nga partia ne takimin e kandidatit per kryetar bashkie Benet Beci, ky i fundit qe deri me sot nuk tha asnje fjale per shkollat e Shkodres kur ishte deputet dhe as per pagat e mesuesve, apo gjendjen ne te cilen qeveria qe ai perfaqeson ka lene arsimin shqiptar, sot ka gjetur kohe te beje politike duke sulmuar Bashkine Shkoder. Paturpesisht artikulon fjalen mjete didaktive, kur mesuesit jane kthyer ne robot shkresash dhe ende ne shume institucione arsimore qeveria e tij nuk siguron energji elektrike apo internet. Mjafton ne 9 muajt e dimrit te shkele zonat periferike per ta verifikuar kete gje, meqe mesues e drejtues shkollash te emeruar nga partia kane patur frike t’ja artikulojne. Mesimi me turne eshte nje realitet qe ne Shkoder nuk eshte shqetesimi alarmant z.Beci pasi nuk po ka me nxenes as per nje turn, ndersa ne Tirane e gjetke e vuani pasi atje realisht ju mungojne shkollat. Por natyrshem skeni si ta dini realitetin e Shkodres sepse ketu ju kane sjelle pa ju informuar as per gjerat minimale. Sa i perket bashkepunimit mes shkollave profesionale dhe ato te pergjithshme, nuk i ndalon askush pasi e kane ne dore vete ministrite dhe jo bashkia. Por serish edhe ketu z.Beci eshte i painformuar dhe flet ne tym sa per te bere zhurme politike. E mesuesit qe jane aty degjojne dhe aprovojne por nuk guxojne te thone se si sillen sa ne nje shkolle ne tjetren te plotesojne oret, pasi rrezikojne pagen. Nuk flasin se si ministria i dhunon me shkresa e burokraci te panevojshme. Fushata mbaron shpejt dhe kandidati Beci se ka kuptuar ende qe ballafaqimi me shkodranet nuk eshte vetem 30 dite te mbushura me premtime te rreme, e te paverteta sa per te bere politike. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu