Pedagogët janë sot në ditën e dytë të bojkotit, por kryeministri Edi Rama mblodhi rektorët për të tërhequr vëmendjen tek rankimi i universiteteve në rang botëror, pa thënë asnjë fjalë për protestën e bojkotin e pedagogëve. Pak javë më parë Rama deklaroi se askush nuk merrte asgjë nga ai me bojkot.
Edi Rama: Renditja e Universiteteve shqiptare në hartën globale edhe për shkak të një kohe shumë të gjatë të humbur përpara reformës është e papranueshme, thjesht e papranueshme. Por lajmi i mirë që rezulton nga impakti i reformës është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet. Kapacitetet i kemi shumë më të mira çfarë tregon pamja dhe niveli I rankimeve tona absurde shumë poshtë. Prandaj kemi vendosur të merremi shumë seriozisht me këtë aspekt. Do ndjekim një nga një të gjitha kushtet që duhen përmbushur që nganjëherë janë fare elementare për të pasur një rankim shumë më dinjitoz dhe shumë më pranë asaj që ofrojnë universitetet tona. Do të bindim BE-në që ta hedhë këtë hap themelor për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera. Fjala vjen një tjetër element shumë i thjeshtë për të rritur ankimin, pasja e një numri të shumtë universitetesh në një ombrellë. Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda mjekësinë. Këto janë dy universitete të ndara. Po prek mjekësisë pasi është një nga krenaritë në sistemin akademik. Për të mos krijuar një terren polemike duke sjellë universitete të tjera si shembull. Duke shtuar mediokritetin dhe duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselencë. Po humbasim kohë dhe vite në pritje të diçkaje që nuk do të ndodhë kurrë. Universitete janë të shtrënguara nga kushtet financiare dhe konjektura të brendshme. Pa i hequr asgjë askujt të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë duke u bërë shumë më tepër tërheqës qoftë për tregun e brendshëm qoftë për tregun ndërkombëtar. Në 90% të rasteve duhet të përballemi me pyetjen se pse ky universitet bën gjithë këto gjëra. Kështu siç është ky sistem nuk na çon larg. Por i bën gjithmonë dhe më pak tërheqëse degë dhe dyer të caktuar universitetesh të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin.’- tha Rama.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri thirrje stafeve akademike që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jep ligji për arsimin e lartë dhe të rrisin të ardhurat e tyre duke mos u mjaftuar vetëm me tarifat e studentëve.
‘Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi.