Ka përfunduar pas 8 orësh takimi maratonë i kryeministri Edi Rama me 13 drejtuesit politikë të qarqeve në vend, për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilët PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.

Takimet që nisën në orën 10: 00 dhe përfunduan në orën 18:00 u zhvilluan në vilën qeveritare nr 30. Secili prej drejtuesve të qarqeve ka dhënë propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.

Emrat e propozuar për Shkodrën:

Xhenis Çela, Onid Bejleri, Majlinda Angoni, Enertil Canaj, Ndriçim Sterkaj, Amila Gjyrezi, Besmir Lesha, Frrok Gjini, Edona Bilali etj …

Vetë kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Po ashtu, raportohet se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë.

Në listën e mbyllur Kryeministri Rama do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur. 

Gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, (7- 8 mars)  është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, dhe retorikën politike që do duhet të zbatojnë në terren me qytetarët: “Me ne drejt BE, me ata në kënetë”. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu