Koordinatorja e Diasporës në PD, Jozefina Topalli, gjatë një takimi në Milano, u shpreh se shqiptarët jashtë vendit do të luajnë një rol kyç në rotacionin politik dhe ndryshimin e së ardhmes së Shqipërisë.“Sot jemi fizikisht në Milano, por zemrat tona janë në Shqipëri, në vendlindjen që nuk e keni lënë asnjëherë pas,” u shpreh Topalli. Ajo ndau historinë e një të riu që ishte larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare, duke kujtuar lotët dhe bekimin e nënës së tij, si dhe sfidat e mëdha për t’u integruar jashtë vendit.

“Sot ai ka ndërtuar një familje dhe një jetë të suksesshme, ashtu si shumë të tjerë që dikur u larguan me anije nga Durrësi, Vlora dhe Shëngjini,” shtoi ajo. Duke theksuar rëndësinë e diasporës, Topalli shprehu bindjen se shqiptarët jashtë vendit do të jenë vendimtarë në ndryshimin e Shqipërisë, për ta bërë atë më të drejtë, më të zhvilluar dhe një vend për të cilin të gjithë të ndihen krenarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu