Ballina Aktualitet Takimi i Blinken me Dumanin, ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi nuk...

Takimi i Blinken me Dumanin, ambasada e SHBA: Reforma në drejtësi nuk është e përsosur dhe as e shpejtë

“Reforma në drejtësi nuk është as e shpejtë, as e përsosur dhe as e lehtë”. Kështu është shprehur ambasada amerikane, teksa ka ndarë një foto nga takimi i sekretarit amerikan Antony Blinken me kreun e SPAK Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë në vend.

Në një postim në rrjetin social “X” ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas institucioneve të drejtësisë dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë.

Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot. Megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”, shkruan ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks