Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci zhvilloi një takim në zyrën e tij me drejtuesit e ekipeve dhe shoqatave të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, ku u diskutua lidhur me ndarjen e buxhetit për klubin, për vitin 2023. Nisur edhe nga propozimet e drejtuesve të shoqatave të sportit, kryebashkiaku tha se nga ana e institucionit qe drejton do të bëhet maksimumi për promovimin dhe zhvillimin e sportit. Ndërsa lidhur me kriteret kryesore të ndarjes së buxhetit prej 150 milion, i miratuar nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm, u tha se ato do të jenë në bazë të rezultateve, masivitetit dhe nevojat me emergjente që paraqiten. Drejtuesit e ekipeve të Klubit Shumësportesh “Vllaznia”, duke e quajtur të pamjaftueshëm buxhetin, thanë se duhet të shihet mundësia e gjetjes së burimeve të tjera për financimin e sporteve, si dhe duke u krijuar lehtësi fiskale bizneseve që mbështesin sportin. Sic u ra dokort në këtë takim, drafti perfundimtarë i ndarjes së buxhetit për sportin do të bëhet i ditur nga bashkia brenda kësaj jave.