Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë. Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur me pasaportën shqiptare, me Sylvinhon që ka deklaruar diçka të tillë nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është prezent.

Më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”. Nuk mungojnë as batutat me kreun ne qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno në Samitin e Disaporës në Tiranë.

“Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë Sylvinho”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu