Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho prezanton duelet me Moldavinë dhe Ishjut Faroe në 17 dhe 20 qershor.

Braziliani i stolit kuqezi u përqëndrua te lista dhe fokusi për të kaluar me sukses këto 180 minuta shumë të rëndësishme për fatet e grupit eleminator pas humbjes minimale në Varshavë.

“Është një moment delikat. Faza e parë e punë ishte ndjekja e të gjithë lojtarëve. U them lërherë të gjithëve se mund të menaxhojmë gjithçka. Duhet të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët. Jemi në një moment delikat e pranoj por duhet të menaxhojmë në mënyrën perfekte të gjithë.

Jam shumë i kënaqur sepse kemi një grup të ri të miksuar me eksperiencën dhe 2-3 lojtarë më shumë se sa ndeshja e parë dhe mund të bëjmë mirë. I njoh më mirë lojtarët dhe tashmë do të punoj sërish me ta dhe do të kem më shumë kohë në dispozicion.

Do të luajmë 7 finale dhe ne duhet të fitojmë duke luajtur mirë. Unë në këtë moment mendoj vetëm për Moldavinë. Të gjithë duam të kualifikohemi dhe jam i bindur se në 17 qershor njerëzit tanë do të na ndihmojnë të fitojmë ndeshjen. Janë dy ndeshje të rëndësishme por për biletën e Euro 2024 duhet të mendojmë për 7 ndeshjet në total.

Muçi po bën shumë mirë dhe e meriton grumbullimin ndërsa Sadiku rikthehet pas 3 viteve dhe ai ëahtë një lojtar që na njeh mirë. Ai shënon dhe është i rrezikshëm brenda zonës e do të na ndihmojë sepse ne duam të fitojmë. Dua që të shkojmë e të luajmë me 100% të mundësive, jo me 80 %. 

Do na mungojë një lojtar si Kumbulla ndërsa nuk do të ketë ndryshime në listë pas dëmtimit të Gjasulës sepse kemi një listë të bollshme. Është puna e trajnerit të mësojë skuadrën edhe të sulmojë. Ne kemi lojtarë të mirë e të fortë. E rëndësishme në futboll është që skuadra të ketë ekujlibër më shumë se sa fakti që skuadea duhet të jetë mbrojtëse apo sulmuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu