Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të. Pavarësisht tentativave, ekipi i drejtuar nga Edi Martini nuk ia doli dot që të merrte pikë në këtë takim.

Flamurtari është në vendin e fundit me 5 pikë. Vllaznia është në krye të klasifikimit, me 19 pikë. Këtë të mërkurë luhen edhe takime të tjera të Superiores.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu