31-vjeçari Gert Shehu që sulmoi kreun e PD-së është tërhequr nga protesta për të mos e lënë në duart e protestuesve të irrituar nga incidenti i rëndë dhe është dorëzuar në polici. Gentian Shehu, 31 vjeç me banim në Tiranë por me origjinë nga Tepelena. Pasi goditi Berishën djali u sulmua me grushta dhe shkelma nga mbështetës të PD-së . Më pas u shoqërua në selinë e PD-së dhe ku u mor nga policia.
Ka qenë ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani ai që e ka larguar autorin, i cili shihet gjysmë i zhveshur dhe i zbathur jashtë mureve të katedrales për ta dorëzuar më pas në polici.






