Ballina Aktualitet Sulmi ndaj drejtorit të OSHEE, zbardhet dëshmia: Më goditën me levë, ishin...

Sulmi ndaj drejtorit të OSHEE, zbardhet dëshmia: Më goditën me levë, ishin 3 persona

Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së Edmir Përndreca, i dhunuar më 30 nëntor 2022 ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

Ai ka deklaruar se e kanë ndjekur dhe pasi e kanë goditur me makinë ai ka zbritur. Në atë moment tre persona e kanë sulmuar me levë, por ai nuk ka mundur ti identifikojë.

“Më ndoqën më goditën me makinë sapo zbrita më gjuajtën me leva, ishin tre persona por nuk i identifikova dot,” tha ai.

Policia informoi dje se në aksin rrugor Shënkoll-Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga Perndreca, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër.

Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin, Edmir Perndreca.

Ky i fundit ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme që lidhet me detyrën,  pasi autoret i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks