Rreshjet e shiut dhe era kane bere qe Spitali i Pukes te jete thuajse jashte funksionit. Si shkak i ererave të forta dy dite me pare mbulesa e ketij spitali u demtua e per pasoje dolën jasht funksionit dy reparte ai i patologjise dhe i pediatrise, ndersa diten e sotme reparti i kirurgjise doli jashtë sherbimit. Nga sa mesohet nuk ka pasur pacient të shtruar. Ndersa aktualisht ne kete spital ne funskion eshtë urgjenca, si dhe sherbimi ambulator. Ererat e forta dhe shiu kane krijuar probleme ne riparimin e catise se spitalit te Pukes e per pasoje ka dal jashte funksionit edhe reparti i kirurgjise. Tashme gjithe pacientet e ketij spitali qe shfaqin nevoja per nderhyrje kirurgjikale do sillen ne Shkoder. Nga burime prane spitalit te Pukes gjate 48 oreve te fundit nuk ka pasur pacient tek te cilet eshte kerkuar nderhyrja kirurgjikale.
Ballina Aktualitet Stuhia dëmtoi çatinë dhe nxori jashtë funksionit spitalin e Pukës, pacientët për...