Ballina Aktualitet Studentët e mjekësisë protestojnë para ministrisë së Arsimit, “mbulojnë” godinën me letra...

Studentët e mjekësisë protestojnë para ministrisë së Arsimit, “mbulojnë” godinën me letra higjienike

Studentët e Mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën e tyre e cila zhvillohet për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë vijuar protestën e tyre duke hedhur letra higjienike drejt godinës, si edhe duke shfaqur posterat me parrulla që kundërshtojnë ligjin.Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks