Krenar që Shkodra është bërë, prej disa muajsh tashmë, i pari qytet në Shqipëri me një strehëz publike për qentë endacakë. Ndërsa kafshët e para kanë një strehë, ushqim dhe përkujdesje, po punojmë për të përfunduar fazën e dytë të punimeve për të strehuar të tjerë qen endacakë. Miqtë tanë të mirë me katër putra nuk e kanë vendin dhe nuk mund t’i lëmë në rrugët e qytetit tonë. Ndërkohë që mbetet sfidë për të gjitha institucionet frenimi i sjelljes së tyre nga qytetet e tjera drejt Shkodrës. Unë shpresoj shumë në përgjegjshmërinë dhe ndjeshmërinë edhe të bashkive të tjera në mënyrë që ky standart i vendosur nga bashkia jonë, të ndiqet nga të gjitha bashkitë.

Teksa i tregoja strehëzën vajzës time, e cila i ka shumë për zemër kafshët, sidomos ato të braktisura, lutja ime dhe besoj e shumë kafshëdashësve shkon për të gjithë bashkëqytetarët tanë që të kujdesemi për këto kafshë, të adoptojë kush ka mundësi dhe të mos i braktisim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu