Partia Demokratike pritet të përcaktojë strategjinë e saj lidhur me protestat, ndërsa brenda javës pritet të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Opozitarët janë të bindur se përballë qeverisë Rama, duhet përballje me protesta.
Një nga kërkesat kryesore të opozitës, pritet të jetë Qeveria Teknike, e cila çon vendin në zgjedhje. Ideja e nisjes së protestave u hodh edhe këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të PD-së.
Pas Kryesisë, ditën e premte mblidhet edhe Këshilli Kombëtar, po me këtë fokus, nisjen e stinës së protestave të vjeshtës. Sipas burimeve në PD, mbetet vetëm të përcaktohet forma dhe mbajtja e protestave. Idetë janë të ndryshme, për mënyrën sesi do të mbahen ato, që nga protestat e vazhdueshme përpara Kryeministrisë, mbajtja e protestave nëpër rrethe, bllokimi i rrugëve etj.
Të gjitha këto ide pritet të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar e më pas, pritet të nisë aksioni i opozitës, 8 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Një tjetër cështje e rëndësishme e cila pritet gjithashtu të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është edhe diskutimi për Drejtuesit Politik të PD-së në 12 qarqet e vendit. Tirana pritet të ketë 8 drejtues politik. Emrat janë ende në diskutim. Ndërsa burimet thonë se 11 drejtuesit e 11 qarqeve të tjera, tashmë janë të përcaktuar.
LISTA E DREJTUESVE POLITIKË PËR 11 QARQE
- Shkodër- Luçiano Boçi
2. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
3. Dibër – Xhelal Mziu
4. Kukës – Flamur Hoxha
5. Durrës – Oerd Bylykbashi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Fier – Gazment Bardhi
8. Korçë – Ivi Kaso
9. Berat – Eno Bozdo
10. Vlorë – Bujar Leskaj
11. Gjirokastër – Tritan Shehu