Për të rritur pensionet sipas kryeministrit Edi Rama do të duhet edhe një 5 vjeçar tjetër që skema të fillojë të japë efektet e para. Por, për të zgjidhur këtë problem të mbartur ndër  vite si fillim duhet rregulluar deklarimi jo i vërtetë I të ardhurave.

 “Kjo që ndodh tani me arsimin profesional,  është baza që në 5 vite skema të fillojë të marrë frymë edhe sepse  do fillojmë një operacion si ai i energjisë që bëmë atëherë, do e fillojmë dhe me kontributet shoqërore dhe shëndetësore sepse është e papranueshme që të bëjmë evazion me këto dy pika më bazike që i kemi më të ulëtat në rajon.Sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore në pagën e punonjësve tanë janë më të ulëtat në rajon.

Taksë fitimi për biznesin e vogël s’ka, si askush në rajon; Tvsh deri në 100 mijë euro në vit s’ka. Sigurimet shoqërore më të ulëtat, sigurimet shëndetësore më të ulëtat, po nga do dalin të gjitha ato të ardhura për t’i bërë të gjitha”, tha Rama.

Edhe pse pagat në shtet janë rritur, kryeministri tha se kjo nuk mjafton .

 “Mësuesit kanë shkuar me 950 euro mesataren e pagës, punonjësit në sektorin publik në total janë 900 euro mesatarja e pagës, që janë shumë në raport me ç’ishin,  por nuk janë shumë në raport me ç’duhet të ishin. Në sektorin privat pagat reale janë shumë të larta se ato që deklarohen, që është një problem që vazhdon të ekzistojë megjithëse është përmirësuar shumë nga deklarimi dhe pensionistet janë të vetmit që nuk kanë prekur një gjë direkte nga kjo rritje ekonomike. Por, që këtu ka një sërë gjërash që këtu duhen atakuar dhe duhen goditur, dhe duhen axhustuar e korrigjuar, kjo nuk diskutohet. Shkojmë në punë, marrim rrogën, nuk paguajmë  sigurimet shoqërore dhe pastaj ankohemi pse të moshuarit në shtëpi nuk kanë pension të lartë”, shtoi kryeministri.

Kryeministri i bëri këto deklarat nga shkolla e mesme profesionale Beqir Çela, ku theksoi se arsimi profesional është e ardhmja e ekonomisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu