Gjykata e posaçme e ka shpallur masën e sigurisë në fund të muajit qershor. Nuk dihet pse SPAK ka vepruar vetëm dje. Gjykata ka kërkuar të ushtrojë ndjekie penale dhe 6 zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë midis tyrë për ish ministrin Ilir Beqja dhe ish ministrin Shkëlqim Cani.

 Për herë të parë GJKKO ka urdhëruar që të nisën proçedurat për shpallje të pavlefshme të kontratës së sterilizimit pasi është marrë në konflikt të hapur interesi, pasi nga provat që SPAK i ka treguar gjykatës krijohet dyshime se biznesmeni Ilir Rrapaj ka miqësi me dy ish funksionarët ish ministrin Ilir Beqja dhe ish zv ministrin Klodian Rjepaj.

 Vonesa prej dy muaj për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së posaçme SPAK, është kryer për shkak se SPAK ka pritur ardhjen ne Shqipëri të Ilirjan Rrapaj.  Rrapaj ka hyrë në Shqipëri duke ardhur nga Italia. Ndërsa vendimi për masat e sigurisë është firmosur në 23 qershor./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu