Kryesia miraton ndryshimet në statutin e PD që i hapin rrugë grupit të Gazment Bardhit të hyjnë në strukturat drejtuese të PD së drejtuar nga Sali Berisha.

Në mbledhjen e Kryesisë nuk munguan debatet dhe për shkak të tyre mbledhja e Këshillit u shty me një orë.

Si rezultat i debate u vendos që keto ndryshime të bëhen me dispozitë tranzitore dhe të aplikohen vetëm për këtë rast.

Më herë, është raportuar se në  statut do të  vendoset një nen sipas të  cilit kryetari i grupit parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit janë automatikisht nënkryetarë të  PD pa qenë  nevoja t’i nënshtrohen votimit. Ndërkohë që  kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare janë automatikisht anëtarë të  Kryesisë, sërish pa u votuar.

Për shkak të  këtyre ndryshimeve në  Kryesi Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të bëhen nënkryetarë të PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu