Screenshot

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për sportin dhe qytetin. Pas 10 vitesh nga ndërtimi, stadiumi i Shkodrës tashmë mban të shkruar në hyrjen kryesore emrin që e meriton – “Loro Boriçi”, një hap simbolik me vlerë të veçantë për shtëpinë e futbollit dhe për KF Vllaznia.

Statusi i plote:

Ka qenë e domosdoshme që stadiumi i Shkodrës të mbante të shkruar, ashtu siç e meriton, emrin e tij – “Loro Boriçi”.
Pas 10 vitesh nga ndërtimi i stadiumit, kjo është bërë realitet. Pas disa ndërhyrjesh të tjera të realizuara në këtë impiant dhe në mjedise të tjera sportive, vendosja e emrit në hyrjen kryesore është një hap simbolik, por me vlerë të madhe për shtëpinë e futbollit dhe për KF Vllaznia Shkodër.
Në frymën festive të 107-vjetorit të Vllaznisë, ftoj edhe tifozët të bëhen pjesë e nismës sonë: të propozojnë që katër tribunat e stadiumit të mbajnë emrat e kolosëve të futbollit shkodran. Propozimet do t’i paraqiten shumë shpejt Këshillit Bashkiak për miratim.
Shumë shpejt pritet edhe vendosja e ulëseve të reja në tribunën VIP, një tjetër hap drejt përmirësimit të kushteve në këtë impiant sportiv.
Le të jetë kjo vëmendje e shtuar një ogur i mirë për Vllazninë kampione. 🙏🏆

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu