Thjesht, e turpshme!
Simbol i degradimit deri në kalbëzim i keqqeverisjes 12 vjeçare të këtij vendi, identifikuar tek një përfaqësuese e Shkodrës, largimi i të cilës nga Kuvendi pas 11 majit 2025, është një lehtësim për shkodranët.
Dinjiteti njerëzor nuk mund të nëpërkëmbët deri në këtë nivel! Imazhi i të miturve nuk mund të shfrytëzohet për “një grusht vota”, të cilat nga sot, Shkodra ka një motiv më shumë për t’ ja refuzuar! “Bluzat e bardha” nuk mund të përçudnohen, as për “humor të zi”. Një motiv më shumë pse kjo lukuni babëzitëse, duhet dënuar me votën e shkodranëve e shqiptarëve me 11 maj 2025!