Ballina Aktualitet SPAK “tund prangat” por Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

SPAK “tund prangat” por Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Kjo e dhënë është pohuar nga vetë avokatët e ish zv/kryeministrit, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Vendndodhja e Arben Ahmetajt nuk dihet ende. Ndërkohë, Këshilli i Mandateve po vijon prej disa orësh mbledhjen me dyer të mbyllura duke shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish zv/kryeministrit.

Ahmetaj rezulton i përshirë në aferën korruptive të inceneratorëve dhe akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks