Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ndërmarrë një operacion për goditjen e një skeme kontrabandecigaresh, ku të përfshirë janë zyrtarë doganorë, biznesmenë e shtetas të huaj. Me vendim të GJKKO, janë lëshuar në total 36 masa sigurie, nga të cilat 15 arrest me burg, 20 detyrim për tu paraqitur dhe 1 arrest shtëpie.
Masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.
Mësohet se bëhet fjalë për një hetimi për korrupsion, kontrabande në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, evazion fiskal e fshehje te ardhurash. Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.